Kosova
Kosovë: 79 raste të reja me koronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, janë shënuar 79 raste të reja me koronavirus, teksa 104 pacientë janë shëruar nga ky virus.
Në njoftimin e IKSHPK-së, bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.
Njoftimi i plotë:104 TË SHËRUAR DHE 79 RASTE ME COVID-19!
Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë).
Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor