Kosova

Mbi 62 mijë të testuar në Kosovë

Që nga 13 marsi, kur u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19, gjithsej 15 mijë e 63 persona janë infektuar me këtë virus në vendin tonë, nga 62 mijë e 11 mostra të testuara.

Që nga 22 marsi, kur u shënua viktima e parë nga koronavirusi i ri në Kosovë, deri tani gjithsej 613 persona e kanë humbur jetën në betejën me këtë virus.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 12 mijë e 570, derisa raste aktive janë edhe 1 mijë e 880.