Kosova
Kosovë, disa nxënës rezultojnë pozitivë me Covid-19
Është bërë e ditur se disa nxënës të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë.
Zemaj ka kërkuar nga IKSHPK që të testojë dhe të ritestojë çdo nxënës apo mësimdhënës që ka simptoma.
Ky është postimi i tij i plotë:
Përderisa edhe sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 si dhe një shifër relativisht më të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 643 teste, 63 janë pozitiv, në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është situata që dëshirojmë.
Duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e gjithe arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitivë me Covid 19.
IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga skenari “A” të kalojë në skenarin “C”, mësim online.
Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër
Testimi i mësimdhënësve, por edhe i nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdojë, por nëse duhet, do të bëhet ritestimi i tyre.
Kërkoj nga ju që të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë e të mos përsëriten raste të tilla.
Duke i ndihmuar njëri-tjetrit, të gjithë i ndihmojmë shëndetit publik!
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor