Kosova
QUINT i kërkon Kosovës të mos dëmtojë misionin e Gjykatës Speciale
Pasi për herë të dytë pranë zyrave të OVL të UÇK-së u lanë qindra dosje sekrete të Gjykatës Speciale, vendet e QUINT-it i kërkojnë Kosovës të mos dëmtojë misionin e kësaj gjykate.
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, u kërkuan institucioneve të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Gjykatës Speciale dhe të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara, si dhe që të sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën.
Ky reagim i vendeve të QUINT-it vjen pasi për dy herë radhazi, persona tash për tash të panjohur dorëzuan në zyrat e Organizatave të Veteranëve të UÇK-së paketa me dosje “sekrete të Gjykatës Speciale”.
Zgjatje e mandatit të Gjykatës Speciale
QUINT-i përgëzoi edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar zyrtarisht nga kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, që të vlerësojnë amandamentin e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi lidhur me ndryshimet kushtetuese për mandatin e Gjykatës Speciale, gjegjësisht zgjatjen e mandatit të Gjykatës Speciale.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të këtij viti kishte kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Këtë kërkesë e ka bërë në një adresim publik para qytetarëve të Kosovës. Në propozimin e tij, presidenti Thaçi ka kërkuar të ndryshohet amandamenti, ku thuhej se mandati i institucionit do të zgjasë për pesë vjet, ndërsa ka kërkuar që “mandati të zgjatet deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.
Dosje me sekrete të hapura
Deklarata e QUINT-it mendohet se ka të bëjë me fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara se si dokumentet sekrete u lanë në zyrat e OVL të UÇK-së.
Tri ditë më parë, për herë të dytë, qindra dosje të “Gjykatës Speciale” u lanë nga një person anonim në zyrat e OVL të UÇK-së. Kjo organizatë tha se dosjet tashmë janë marrë nga hetuesit e Gjyaktës Speciale, në prani të avokatit të tyre Tomë Gashi. “Ata me dokumentacion, identifikim të Gjykatës Speciale, i kanë marrë një pjesë të dokumenteve që kanë mbetur, për shkak se ditën e djeshme kur janë sjellë këto dokumente, një pjesë e tyre ka mbetur aty dhe ka mundur të përdoret nga kushdo”, tha avokati Tomë Gashi.
Më 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
Prokuroria Speciale e “akuzon”, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si përgjegjës “për 100 vrasje të paligjshme” dhe krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”. Kjo aktakuzë duhet të shqyrtohet “të konfirmohet apo hidhet poshtë”, nga gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju. Nëse aktakuza kofirmohet, atëherë presidenti Thaçi ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i presidentit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor