Kosova

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, takohet me Vjosa Osmanin

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë takuar ambasadori i Zvicrës në Kosovës, Thomas Kolly dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani,.

Përmes këtij takimi ai edhe një herë ia bëri të qartë Osmanit se Zvicra mbetet e përkushtuar që ta mbështesë punën e Kuvendit si një institucion thelbësor që promovon demokraci dhe sundim të ligjit, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook, përcjell albinfo.ch.