Lajme
Serbia e humb tregun e Kosovës
Taksa 100 për qind, por edhe fushata kundër mallrave serbe kanë ndikuar që kosovarët të mos i kenë në plan këto produkte.
Importi i mallrave nga Serbia ka rënie të madhe. Madje ky shtet nuk hyn as në 10 vendet e para prej të cilave importon Kosova.
Sipas shifrave të Doganës së Kosovës, krahasuar me vitin 2018 kur Serbia ishte vendi numër një për import në Kosovë, këtë vit ajo renditet e 12-a, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch
Sipas Adriatik Stavilecit, Zëdhënës i Doganës, vendet në të cilat Kosova ka shënuar shifrat më të larta të importit janë Gjermania, Turqia, Kina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Ndërsa mallrat më të importuara gjatë kësaj periudhe janë produktet e duhanit, automjetet, industria ushqimore, si dhe materiali ndërtimor, ndërkaq ato të eksportuara janë kryesisht metalet.
Nga 229 milionë euro sa ishin vitin e kaluar për periudhën janar-gusht, këtë vit janë mbledhur 265 milionë euro ose 36 milionë euro më shumë nga eksporti.
Për shkak të pandemisë Dogana ka 100 milionë euro më pak të hyra se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në vitin 2018 Kosova vendosi taksë 100 për qind për mallrat serbe dhe ato të Bosnjë-Hercegovinës.
Me ardhjen e Qeverisë Kurti, nga 1 prilli u hoq taksa e u vendos masa e reciprocitetit. Tre muaj më vonë, më 6 qershor Qeveria Hoti shfuqizoi vendimin e Kurtit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor