Kosova
Nga përdorimi i dinarit serb, miliona euro humb Kosova
Është bërë e ditur se përdorimi i dinarit serb në veri, por edhe në zonat e tjera të vendit, po i shkakton dëme buxhetit të shtetit të Kosovës miliona euro, pasi shitjet që bëhen përmes kësaj valute nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Thuhet se derisa Kushtetuta e Kosovës përcakton euron si valutë zyrtare, ekspertët vlerësojnë si shumë të dëmshëm në aspektin ekonomik dhe antikushtetues e ilegal përdorimin e dinarit. Njohësi i çështjeve ekonomike, Nysret Maxhera, ka bërë të ditur për KosovaPress se përdorimi i dy valutave brenda një shteti, rrënon sistemin financiar dhe ekzistues të atij vendi.
Ai pranoi se Kosova humb miliona euro nga përdorimi i dinarit, derisa nuk gjeti shprehje për të shpjeguar, siç tha ai, këtë të keqe që po i ndodh shtetit të Kosovës.
Maxhera shtoi se kjo çështje duhet patjetër të jetë një prej temave që duhet trajtuar në bisedimet, të cilat po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, njohësi i çështjeve juridike, avokati Musa Damati, thotë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përkatësisht neni 11, paragrafi 1, përcakton euron si valutë zyrtare në Kosovë. Sipas tij, derisa nuk ekziston ndonjë marrëveshje reciproke bilaterale midis dy shteteve, qarkullimi i dinarit është veprimtari ilegale dhe jokushtetuese.
Ai potencoi se institucionet financiare të vendit duhet të përdorin mekanizma për luftimin e kësaj dukurie, duke identifikuar burimet, siç janë disa banka të cilat operojnë me dinarë, dhe sasia e valutave të cilat konstatohet se janë ilegale të sekuestrohet.
“Çdo qarkullim me tendencë ekonomike dhe tregtare në Kosovë përveç euros, konsiderohet antikushtetuese. Sa u përket valutave të tjera, si dinari, të cilat qarkullojnë në pjesë të ndryshme të territorit të Republikës së Kosovës, patjetër se kjo është veprimtari ilegale dhe jokushtetuese, përderisa nuk ekziston ndonjë hapësirë apo marrëveshje reciproke bilaterale midis dy shteteve, e të cilën ende nuk e kemi parë dhe nuk e kemi të njohur. Institucionet financiare si BQK-ja dhe MF-ja, me strategjitë e tyre, duhet që përmes akteve nënligjore t’i identifikojnë këto burime siç janë bankat komerciale të cilat përdorin në mënyrë antikushtetuese dhe ilegale një valutë tjetër, qoftë dinari ose ndonjë valutë tjetër. Patjetër që sasia e monedhave e cila konstatohet se është ilegale në Kosovë, duhet të sekuestrohet”, theksoi Damati, shkruan kosovapres.
Në anën tjetër, KosovaPress-i ka drejtuar pyetje në adresë të BQK-së, pse ende lejohet përdorimi i dinarit serb dhe sa i kushton kjo buxhetit të shtetit, mirëpo zyrtarë nga ky institucion financiar nuk janë përgjigjur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor