Tematike
Granit Xhaka, kapiteni me `dy zemra`
"Xhaka është njeri me `dy zemra`, siç shprehet ai, duke thënë se nuk dëshiron dhe nuk ka pse t’i mohojë rrënjët e tij", shkruan Tages Anzeiger
“Nuk ka rëndësi për mua nëse e vej shiritin e kapitenit apo jo. Gjëja më e rëndësishme është të bëj punën e kërkuar nga trajneri. Qëllimi im është të përfshij shokët e mi të skuadrës”, shkruan gazeta zvicerane Tages anzeiger në një artikull të gjatë kushtuar kapitenit të ri të “Nati”-t zviceran, Granit Xhakës.
Granit Xhaka ka qenë tashmë kapiten në Borussia Mönchengladbach kur ishte vetëm 23 vjeç. Ai ishte po ashtu kapiten edhe në Arsenal në Premier League, edhe pse jo për shumë kohë për shkak të një skandali, transmeton albinfo.ch. Tani ai është përfundimisht kapiten në ekipin kombëtar të Zvicrës pasi që Stephan Lichtsteiner ka dhënë dorëheqjen.
Për herë të dymbëdhjetë ai do të bartë shiritin të enjten në mbrëmje në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në Ukrainë. Dhe do ta bëjë këtë me krenari sepse ai gjithmonë ka qenë krenar që ka luajtur për Zvicrën – për vendin në të cilin ka lindur më 27 shtator 1992 si bir i refugjatëve kosovarë. Graniti ka luajtur 82 nga 92 ndeshje të mundshme ndërkombëtare që kur ka bërë debutimin, në qershor 2011 në moshën 18 vjeçare.
Ambicia e sekondove dhe shenja e shqiponjës
Xhaka ka qenë pjesë integrale e ekipit që nga ajo ditë në Angli (qershor 2011), gjë që mund të shpjegohet me talentin e tij, me mendimin e tij strategjik, përcjell albinfo.ch tekstin e gazetës zvicerane. Në Euro 2016 në Francë ai ishte i jashtëzakonshëm derisa humbi penalltinë vendimtare në raundin e 16 kundër Polonisë. Në Kupën e Botës në Rusi, megjithatë, ai mezi arriti të ketë një gjysmë pjese bindëse në katër ndeshje. Stéphane Henchoz, atëherë një ekspert televiziv, kishte thënë: “Ai më lë të uritur. Unë pres më shumë nga një lojtar i nivelit të tij”.
Dy muaj pas Kupës së Botës 2018, Xhaka ishte tashmë kapiten i Zvicrës. Por kundërshtimet për këtë post po rriteshin për shkak të debatit rreth identifikimit (si shqiptarë) që Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kishin shkaktuar me brohoritjet e tyre me shqiponjën dykrerëshe, pas golit kundër Serbisë. “NZZ” i pati akuzuar ata si “të pazhvilluar politikisht”.
“Kjo nuk do të ndodhë më”, pati deklaruar Xhaka duke zëvendësuar Lichtsteiner-in në pozitën e kapitenit.
Xhaka është njeri me “dy zemra”, siç shprehet ai, duke thënë se nuk dëshiron dhe nuk ka pse t’i mohojë rrënjët e tij. Në moshën 16 vjeçare ai ka luajtur për për herë të parë për një përfaqësuese zvicerane. Ajo ishte U-17, me të cilën qe bërë kampion bote në vitin 2009.
Xhaka nuk ndryshon shumë nga kapitenët e Nati-tpara tij, si Johann Vogel, Alex Frei, Gökhan Inler apo Stephan Lichtsteiner. Edhe ata kishin polarizuar për arsye të ndryshme dhe Xhaka e bën po ashtu këtë sepse ka një personalitet të fortë, transmeton albinfo.ch. Ai sapo ishte bërë lojtar i kombëtares kur kishte deklaruar: “Ne të huajt, ne “sekondat”, sjellim një mentalitet tjetër, kemi ambicie, japim gjithçka në fushë, ne jemi fitues. Kjo është ajo që na përcakton”. Këtë e kishte thënë personi që ka vetëm pasaportën zvicerane.
Fishkëllimat, sharjet dhe stuhia
Kudo ku ka qenë atij i është dashur të tregojë “brirët”. Ishte e njëjta gjë në Basel sikurse edhe në Mönchengladbach sepse ai ishte kokëfortë kur bëhej fjalë për pretendimet dhe golat. Nuk ishte ndryshe as në Arsenal, madje veçanërisht atje. Por angazhimi i tij në muajt e fundit në klubin e madh nga Londra ka treguar se çfarë luftëtari është ai.
Rrallëherë e ka pasur të lehtë në Londër. Ekspertët e televizionit dhe gazetave filluan ta qëllonin atë shumë shpejt pas “blerjes” së tij për 49.5 milionë franga në verën e katër viteve më parë, përcjell albinfo.ch. Kjo, pasi që ai kishte bërë disa faulle të pafat.
Stuhia kundër tij nuk ka qenë kurrë më e madhe se pas 27 tetorit të vitit të kaluar, kur ai u zëvendësua nga Crystal Palace. Ankesat përfshijnë gjithë stadiumin, dëgjohen gjithandej sharje dhe fishkëllima. Xhaka ngre krahët dhe thotë: “Fuck of!”. E thotë këtë një herë, dy herë! Për pasojë, ai duhet të dorëzojë shiritin e kapitenit dhe të zëvendësohet nga një 18 vjeçar.
Pas disa ditësh, ai kërkon falje në Instagram, por gjithashtu zbulon se çfarë e kishte shqetësuar atë, përkundër lëkurës së tij tij gjoja “të trashë”. Këtë e kishin bërë komentet si: “Ne do të vrasim gruan tënde” ose: “Unë uroj që vajza juaj të sëmuret nga kanceri”.
Xhakës i bien në sy këto sepse lexon gjithçka që i bie në mënyrë anonime në media, të cilat supozohet se janë shoqërore, zemërim dhe papastërti. “Unë i lexova të gjitha ato ndyrësira…”.
Edhe një pagë vjetore prej 10 milion frangash nuk mbron gjithmonë nga cenueshmëria. Një javë pas ndeshjes kundër Crystal Palace, thuhej se Xhaka po i thotë lamtumirë Arsenalit, ndërsa Hertha e Berlinit po reklamonte intensivisht blerjen e tij.
Lavdërata, gjithandej
Ajo që ndaloi ikjen e tij ishte ndërrimi i trajnerit në Arsenal. Unai Emery u desh të largohej në dhjetor ndërsa Mikel Arteta e zëvendëson atë. Dhe ky spanjolli, dikur edhe vetë një lojtar i mirë, i jep Xhaka ngrohtësinë e duhur, përcjell albinfo.ch. Ai e bën atë të ndihet i rëndësishëm dhe e bind të qëndrojë në Londër. Në një moment ai pati thënë për të: “Ai është një lojtar angazhimi i të cilit shkon përtej çdo gjëje normale. Ai jeton për punën e tij dhe është një model i shkëlqyeshëm”.
Një tifoz i Arsenalit ato ditë do të shkruante në Twitter: “Ne i detyrohemi Xhakës një kërkim ndjese serioze”. Ndërsa Guardian madje shkon aq larg sa të thotë: “Xhaka nuk është aq shumë `rrahja e zemrës` e ekipit, sa është në fakt defibrilator i urgjencës”. Pa shirit të kapitenit, Xhaka duket të jetë më shumë lider se sa me shirit.
Xhaka e përfundoi sezonin e kaluar më 1 gusht me një fitore kupe kundër Chelsea dhe filloi sezonin e ri të shtunën e kaluar me një fitore në Superkupën angleze kundër Liverpoolit, transmeton albinfo.ch. Nën trajnerin Arteta ai ka humbur vetëm dy herë në 29 ndeshje. Sot ai thotë se nuk ka pasur kurrë dyshime në vetvete.
Trajneri i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic nuk ka lënë kurrë vend për dyshim se sa e vlerëson Xhakën. Kapiteni i ri, që nga një lëndim i pësuar pak para botërorit 2018, ka humbur vetëm 27 minuta në 21 ndeshje të luajtura për Nati-n.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës