Lajme

Shkolla Shqipe në Diessenhofen i hap dyert për nxënësit më 4 shtator

Shkolla Shqipe në Diessenhofen ka njoftur se më 4 shtator do të fillojë mësimi plotësues në gjuhën shqipe.

Orari dhe lokacioni do të jenë të njejtë, përcjellë albinfo.ch.

Gjithashtu duke ju bërë thirrje prindërve shqiptarë që t`i dërgojnë fëmijët të mësojnë shqip,kanë bërë të ditur, se po atë ditë më 4 shtator, duke filluar nga ora 18:30 do të mbahet një takim me prindërit, ku do të njoftohen më shumë rreth planit operativ të kësaj shkolle.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar prindër dhe nxënës

Ju njoftojmë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe rifillon më 4 Shtator, nga ora 17:00, me orar të njëjtë, në lokacionin e njëjtë në Diessenhofen!

VSGDH Sekundarschule

Bahnhofstrasse 19, 8253 Diessenhofen

Shkolla Shqipe Diessenhofen