Tematike
Shi i madh në Zvicër, niveli më i lartë i rrezikut në Tesinë dhe Graubünden
Qeveria në Bernë ka paralajmëruar qytetarët për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në nivelin më të lartë të mundshëm të rrezikut në Tesinë, përcjell albinfo.ch.
Paralajmërimi bëhet sidomos për të shtunën nga ora 15, siç raportojnë agjensitë federale të rrezikut natyror. Pritet që të ketë reshje shiu deri në 300 milimetra në vend. Ekspertët prisnin shi të madh me stuhi. Do të përfshihen rajonet në lindje te Tesinës si dhe Misox dhe Bergell.
Siç raportoi SRF Meteo rreth mesditës, ka rënë shi deri në 160 milimetra në disa vende në Tesinë, deri të shtunën në mesditë. Sipas njoftimit, pothuajse e njëjta paralajmërohet edhe të dielën. Në Lugano, 126 milimetra shi ka rënë në mesditë dhe ishte raportuar edhe për përmbytje, përcjell albinfo.ch.
Sipasojë e rrëshqitjes së dheut, hekurudha Cadenazzo – Luino (I) ishte mbyllur për qarkullim.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e para ndodhën në Tesinë të premten afër Gandria në Liqenin Lugano, në veri të Bellinzona dhe pranë Madonna di Ponte. Shi i madh ishte raportuar gjithashtu në Graubünden, veçanërisht në Bergell.
Qeveria në Bernë lëshoi paralajmërimin për novelin më të lartë të rrezikut nga shiu i madh për disa rajone zvicerane gjatë fundjavës.
Nicht nur im #Tessin, sondern auch im Nordosten der Schweiz regnet es aktuell kräftig. Kein oder nur wenig #Niederschlag fällt zurzeit im Westen. Das aktuelle #Radarbild gibt es unter https://t.co/vZAX4TBHcS (ss) pic.twitter.com/deCzEA2UFz
— MeteoNews Schweiz (@MeteoNewsAG) August 29, 2020
Im #Tessin fällt gewittrig durchsetzter #Regen, der sich mit der südwestlichen Strömung in die angrenzenden Bündner Talschaften verlagert. Auch im #Bergell gab und gibt es intensive Niederschläge, unter anderem heikel für #Bondo und das #Val_Bondasca (#Pizzo_Cengalo). (km) pic.twitter.com/4mzqlJI2Pl
— MeteoNews Schweiz (@MeteoNewsAG) August 29, 2020
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës