Tematike

Çfarë po ndryshon këtë javë në Zvicër?

Duke filluar nga rihapja e shkollave dhe deri te shpeshtimi i qarkullimit të trenave, çka tjetër do të ndryshojë këtë javë në Zvicër?

Të hënën me 24 gusht shumë shkolla janë rihapur, maskat janë bërë të detyrueshme në Bazel, dhe shërbimi i trenave ndërmjet Zvicrës dhe Francës ka rifilluar.

Shkollat ​​në të dy kantonet që flasin frëngjisht filluan të hënën. Dhe të dy këto kantone kanë rregulla të ngjashme: maskat ju kërkohen  vetëm për klasat e mesme  kur distanca minimale prej 1.5 metrash nuk mund të mbahet.

Në dy kantonet e tjera, Fribourg dhe Ticino, shkollat ​​do të rihapen  me  27 dhe 31 gusht.

Nga e hëna, Bazeli është bërë  kantoni i parë që flet gjermanisht që iu kërkon qytetarëve të mbajnë maska ​​për fytyrën në të gjitha dyqanet, përcjellë albinfo.ch.

Bazeli po bashkohet me katër kantone që flasin frëngjisht – Gjenevë, Vaud, Jura dhe Neuchâtel -që ju kërkon  qytetarëve  të mbajnë maska.

Qeveria federale po i lë vet kantonet që të vendosin nëse do të zbatojnë mandatet e maskave.

Nga e hëna, gjithashtu Léman Express do të rikthen linjën e saj  përsëri ndërmjet orës 5 të mëngjesit dhe 12:30 Zvicër-Francë.

Treni gjithashtu do të shkojë çdo 25 minuta drejt Coppet dhe Gjenevës nga e hëna në të Premte.

Projekti i Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB) dhe sistemit kombëtar trenave SNCF të Francës, Léman Express përfshin një rrjet prej 45 stacionesh që shtrihet përtej Gjenevës në Vaud, si dhe Francë.

Ashtu si shumë shërbime hekurudhore në Zvicër dhe Francë, edhe ky shërbim ndaloi së funksionuari kur kufijtë midis dy vendeve u mbyllën në mes të marsit./albinfo.ch