Koronavirusi: çast pas çasti
Ra virusi e u pamë!
Në vitin 2020 mbi një miliard eurot e parapara të vijnë nga diaspora, e që vijnë çdo vit, do të tkurren, e kjo ndoshta do të duhej të ndryshonte përfundimisht qasjen ndaj diasporës: të na duan për vota e pa vota
Na duan kur na mbajnë larg, por për të votuar nuk na duan! Nuk jetojmë në Kosovë, ashtu po thonë, apo edhe pse nuk kemi votuar sipas pritjeve të disa partive politike të atjeshme. Mbase frika nga votat e diasporës do të vazhdojë për shkak të rolit përcaktues që ishte konfirmuar në zgjedhjet e tetorit të vitit kaluar.
Tani, kur pandemia me virusin e mban të rrethuar vendin, diaspora është pranë Kosovës. Si në situata të zakonshme, nuk munguan remitencat, e as mijëra teste falas, të koronavirusit. Tashmë është shumë e qartë se pa diasporën nuk do t’ia dalim as edhe një verë. Këtë do ta shohim fatkeqësisht në vitin 2020, vitin e korona virusit, kur edhe shumica e mërgimtarëve përkundër dashurisë së madhe për vendlindjen, do të zmbrapsen nga virusi që të mos vijnë sivjet për pushime në Kosovë. Këtë e bëjnë për shkak të rrezikut të përhapjes, pjesë e disiplinës që e kanë nga vendet prej nga vijnë.
Varësisht prej situatës e pandemisë, por tanimë virusi korona po mban të bllokuar Aeroportin e Prishtinës dhe Shkupit, anulohen fluturimet, anulohen dasmat, ahengjet, janë shtyrë ndërtimet e shtëpive, blerja e mobilieve, puna e restoranteve, shitoreve, taksive dhe shërbimeve të shumta private dhe publike që funksionojnë falë diasporës.
Të gjitha këto, nëse konvertohen në para, kapin shifra (qindra)milionëshe, mungesa e të cilave do të rëndojë edhe më shumë gjendjen socioekonomike të Kosovës tashmë të dërmuar nga pasojat e pandemisë. Diaspora për çdo vit ia ka mbajtur “të trashë” kuletën Kosovës. Sa më shumë që zgjat pandemia aq më pak para të diasporës do të vijnë në Kosovë.
Në vitin 2020 mbi një miliard eurot e parapara të vijnë nga diaspora, e që vijnë çdo vit, do të tkurren, e kjo ndoshta do të duhej të ndryshonte përfundimisht qasjen ndaj diasporës: të na duan për vota e pa vota. Ndoshta përfundimisht do të kuptojnë të gjitha qeveritë – të korruptuara apo të transparente – se paratë e diasporës e ruajnë paqen sociale në Kosovë.
Por, jo të gjitha e kuptuan ! Vetëm disa ditë pas vendimit të Qeverisë së kaluar për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020, mërgimtarët po vazhdojnë të paguajë sigurimin kufitar. Harruan menjëherë se kompensimi i sigurimeve të paktën do të ishte një nga mesazhet nxitëse për mërgimtarët që të vijnë në Kosovë.
Remitencat për vitin 2019 ishin 851.5 milionë euro, e 2020-ta pa diasporën do të ishte vit i humbjes dhe i reflektimit se a na duan me vota, apo pa vota, me remitenca apo pa remitenca! Ra virusi e u pamë!
Sevdail Tahiri , drejtor i platformës Online&Print albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor