Lajme
Kina paralajmëron pasoja për Britaninë, pas “ndërhyrjes” së saj në Hong-Kong
Kina ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se do të përballet me pasoja, nëse vazhdon “të ndjekë rrugën e gabuar” sa i përket Hong-Kongut.
Të hënën, Mbretëria e Bashkuar pezulloi traktatin e ekstradimit me Hong-Kongun, për shkak të një ligj të ri të sigurisë në ish-koloninë e saj, i cili i jep Pekinit më shumë fuqi.
Në përgjigje, ambasadori kinez në Londër tha se Mbretëria e Bashkuar “ka ndërhyrë qartazi” në punët e Kinës.
“Kina asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar duhet ta bëjë të njëjtën gjë me Kinën”, tha ambasadori Liu Xiaoming, përcjell albinfo.ch.
Ditë më parë, kryeministri britanik, Boris Johnson, u zotua se do t’iu ofrojë tre milionë banorëve të Hong-Kongut mundësinë për t’u vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke u lejuar atyre që të aplikojnë edhe për nënshtetësinë britanike.
Ky veprim ka ardhur pasi Pekini ka miratuar një ligj të ri të sigurisë në Hong-Kong, në fund të qershorit, i cili kriminalizon një mori veprash.
Sipas kritikëve, ligji mund të bëjë që protestuesit pro demokracisë në rajon të vuajnë dënime të përjetshme.
Hong-Kongu ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 1997, kur i është dorëzuar Kinës në bazë të sistemit “një shtet, dy sisteme”.
Me këtë kornizë, qyteti i Hong-Kongut ka pasur të drejta të veçanta që nuk i ka gëzuar pjesa tjetër e Kinës komuniste, por thuhet se Ligji i sigurisë kombëtare tani e dëmton atë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor