Lajme

Rreth 170 mijë të shëruar në Gjermani nga COVID-19

Gjermania ka rritje rekorde të shërimeve

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka arritur afër 170 mijë persona të shëruar plotësisht, shkruan albinfo.ch.

Deri më tani është bërë testimi 4,348,880 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Gjermani është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.

Informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur mijëra vdekje të konfirmuara, ndërsa 169,600 njerëz janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, tani mbi 185,869 persona janë shëruar plotësisht, shkruajnë mediat gjermane.

Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, duke ngritur numrin zyrtarisht në mbi 169.600 të shëruar.

Ndërkohë të gjithë të prekurit me koronavirus janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore gjermane.

Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes jo të madhe së të prekurve nga koronavirusi në Gjermani, ka rritje rekorde edhe të të shëruarve. /Albinfo.ch