Lajme
Zvicra, e “befasuar” nga Austria, nuk pranon hapjen e njëanshme të kufijve
Zvicra ka vendosur t`i përmbahet planit fillestar. Sipas tij, hapja e plotë e kufirit me Austrinë, Gjermaninë dhe Francën do të bëhet më 15 qershor
Pasi që Qeveria e Austrisë “u ngut” për të hapur kufijtë për shtatë vendet fqinje që prej nesër të enjten, Zvicra ka vendosur t`i përmbahet planit fillestar. Sipas tij, hapja e plotë e kufirit me Austrinë, Gjermaninë dhe Francën do të bëhet më 15 qershor.
Këtë e ka bërë sot të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), shkruan srf.ch.
Sot ndërkaq, Italia ka hapur kufijtë e saj me fqinjtë, përfshirë Zvicrën. Këtë veprim ajo e kishte paralajmëruar rreth dy javë më parë dhe ky njoftim nuk ishte pritur me shumë dashamirësi nga Zvicra. Kjo e fundit kishte këmbëngulur në mbajtjen edhe më tej të mbyllur të kufirit me Italinë, nga ana e saj.
Siç është raportuar tashmë, Zvicra, Austria dhe Gjermania kishin prezantuar tashmë një seri lehtësimesh të trafikut ndërkufitar midis tre vendeve që më 16 maj, transmeton albinfo.ch.
Kalimet kufitare midis Zvicrës dhe Austrisë, ashtu sikurse edhe mes Zvicrës e Gjermanisë, kanë qenë të hapura që atëherë; bëhen vetëm kontrolle kufitare të bazuara në rrezik, por jo kontrollime sistematike.
Për më tepër, për hyrjen nga Zvicra në Austri, që nga 16 maj, nuk ka qenë më në fuqi asnjë masë sanitare kufitare.
Turizmi për blerje midis dy vendeve dhe hyrja në Zvicër për arsye turistike do të lejohen përsëri jo përpara 15 qershorit, përcjell albinfo.ch. Kalimi në Austri dhe nga Austria përmes Zvicrës është i mundur vetëm nëse personi largohet përsëri nga Zvicra. Z
vicra gjithashtu po përpiqet të hapë mundësinë e udhëtimeve në të gjithë zonën e Shengenit sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan SEM.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes