Koronavirusi: çast pas çasti

Franca kalon në fazën e dytë të lehtësimit të masave

Sipas kryeministrit francez, Edouard Philippe, vendi tashmë po kalon në mënyrë graduale në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër koronavirusit dhe se zona e Parisit nuk konsiderohet më një “zonë e kuqe” për përhapjen e koronavirusit.

Philippe shtoi gjithashtu se rreziku ekziston ende për 67 milionë qytetarë francezë dhe se, pasi të lehtësohen masat, qeveria do t’u kushtojë vëmendje të veçantë të dhënave të autoriteteve shëndetësore.

“Shumica e ngjarjeve sportive do të mbeten të pezulluara deri më 21 qershor, kinematë duhet të hapen më 22 qershor dhe shteti do të shpejtojë një plan për hapjen e shkollave të mesme në të gjithë vendin”, tha Philippe.

Restorantet, kafenetë dhe plazhet do të jenë të hapura nga 2 qershori, përcjell Albinfo.ch.