Futboll

Austria rikthen edhe kampionatin e futbollit

Pas hapjes së 14.300 bizneseve, shteti austriak do të rikthej edhe kampionatin e futbollit në Austri

Austria ka marr iniciative si vendi i parë në Evropë për të normalizuar jetën e qytetarëve pas përballjes një mujore me Covid – 19. Pas hapjes së 14.300 bizneseve, shteti austriak do të rikthej edhe kampionatin e futbollit në Austri, njofton “Albinfo Austria”.

Lajmi është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i Bundesligës austriake, Christian Ebenbauer, cili ka zyrtarizuar edhe datën se kur do të rinisë kampionati në vend.

“Sigurisht, shëndeti është kryesor. Por nëse situata e përgjithshme është e duhura, natyrisht duam që të vazhdojmë turneun sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendojmë se kampionati mund të rifillojë në gjysmën e muajit maj. Jemi të bindur që mund t’ia dalim”, ka thënë numri një i Ligës Austriake të Futbollit.

Nga e marta e ardhshme, skuadrat mund të kthehen në stërvitje. Futbollistët do të përgatiten në grupe, duke respektuar të gjitha masat e sigurisë.

Në anën tjetër, sipas shefit të ekzekutivit të Bundësligës, parashihet që të pranishëm në stadion mund të janë deri në 161 persona.

Albinfo.at