Koronavirusi: çast pas çasti
Masat e reja: Nga 15 prilli qytetarët e Kosovës mund të lëvizin vetëm 90 minuta në ditë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se prej 15 prillit, në Kosovë do të ketë masa rigoroze kundër koronavirusit.
Në kuadër të masave të reja është edhe kohëzgjatja e lejimit të qarkullimit të lirë, e cila do të jetë vetëm një orë e gjysmë në ditë.
’Mbrëmë u konfirmuan edhe 72 raste të reja. Edhe pse shumica e qytetarëve kanë zbatuar rekomandimet, ditët e fundit pasi pamë daljen e madhe të qytetarëve për shkak të kohës së mirë kemi parë një mosrespektim të masave. Sot morëm vendimin për masa të reja për parandalimin e sëmundjes Covid. Qytetarë të nderuar, fillimisht ju falënderoj për durimin. Duhet të mbajmë lakorën të sheshtë‘’, thotë Vitia.
‘’Këto masa që do të hyjnë të mërkurën në ora 6 të zbatohen në përpikëri. Organet gjegjëse do sigurohen për zbatimin e këtyre masave. Nëse bashkëpunojmë mudn të sigurohemi që këto masa të qëndrojnë në fuqi për kohën më të vogël të mundshme. Një mase më e vogël e bindjes e ndonjërit prej nesh mnund të rrezikojë virusin në tërësi. Sa më shumë i respektojmë do mund të kalojmë këtë periudhë. Sidomos ditët e para do të jenë të vështira. Presim një sprovë të vëshitrë. Nuk guxojmë të tolerojmë as lëshimet më të vogla’’
‘’Prej datës 15 prill 2020 në 06 të mëngjesit ndalohet qarkullimi i qytetarëve jashtë banesave’’
‘’Për personat mbi moshën 16 vjecare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë. ‘’
‘’Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjec në prani të kujdestarit. ‘’, tha ndër të tjera Vitia.
Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 362 persona të prekur me Covid-19. 59 janë shëruar derisa 7 persona kanë humbur jetën
Konferenca ende po vazhdon, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara