Lajme

Në dy javët e fundit Italia me numrin më të ulët të vdekjeve

Së fundmi, Italia ka raportuar numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi, brenda një dite, që nga 19 marsi.

Thuhet se kreu i Mbrojtjes Civile në Itali tha se 525 njerëz kanë vdekur brenda 24 orëve.

Ai shtoi se ka pasur gjithashtu një rënie të numrit të personave në spital ose që kërkojnë kujdes intensiv.

Pothuajse 129,000 njerëz janë infektuar që nga shpërthimi i pandemisë në Itali dhe gjithsej 15.887 kanë vdekur, përcjell albinfo.ch.