Lajme
Mbi 1.2 milion të infektuar me koronavirus
Sipas të dhënatë të Universitetit “Johns Hopkins”, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në nbi 1 milion e 203 mijë persona, kurse mbi 64 700 njerëz kanë vdekur.
Me më së shumti persona të infektuar vazhdojnë të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbi 312 mijë të prekur. Ato kanë më shumë raste sesa shteti i dytë dhe shteti i tretë së bashku. Spanja është në vendin e dytë me mbi 126 mijë të infektuar, ndërsa Italia me mbi 124 mijë.
Sa i përket numrit të viktimave, Italia vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me mbi 15 mijë të vdekur, kurse në vendin e dytë është Spanja me gati 12 mijë viktima. Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e tretë me mbi 8500 të vdekur.
Për fat të mirë, shifra të larta janë shënuar edhe sa u përket personave të shëruar. Në mbarë botën, nga koronavirusi janë shëruar 247 mijë njerëz të infektuar. Më së shumti raste të tilla janë shënuar në Kinë – mbi 77 mijë. Në vendin e dytë ndodhet Spanja me 34 mijë persona të shëruar dhe në të tretin Gjermania me më shumë se 26 mijë njerëz të shëruar nga virusi.
Lajmi i mirë është se Spanja dhe Italia – dy vendet me më së shumti viktima – kanë shënuar rënie të numrit të vdekjeve të reja në ditët e fundit, duke ngjallur shpresë për përmirësim të situatës së rëndë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës