Lajme

Xavi dhuron një milion euro për një spital në Barcelonë

Ylli i dikurshëm i Barcelonës, Xavi ka dhuruar një milion euro në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur të shtunën nga gazeta spanjolle, AS. Xavi dhe gruaja e tij, Nuria Cunillera kanë bërë donacion për Spitalin Klinik në Barcelonë.

Kështu Xavi i bashkohet listës së sportistëve të njohur që kanë bërë donacione të mëdha në luftën ndaj pandemisë.

Xavi 40-vjeçar ka luajtur për Barcelonën prej vitit 1998 deri në vitin 2015, pasi është zhvilluar në Akademinë e këtij klubi. Në vitin 2015 ka kaluar në Katar. Njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit, ka luajtur për Spanjën 133 ndeshje. Xavi aktualisht është trajner i skuadrës Al Sadd, përcjell Albinfo.ch