Lajme

Zvicër: Një e treta e pacientëve në spital janë më të rinj se 60 vjeç

Sipas statistikave të publikuara nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) e Zvicrës, 32% e atyre që janë shtruar në spital me koronavirus janë nën moshën 60 vjeç

Në mëngjesin e 3 prillit 2020 në Zvicër janë regjistruar 484 vdekje të lidhura me Covid-19 dhe 19 303 raste të infeksionit.

Nga këta rreth 2.850 ishin shtruar në spital, nga të cilët rreth 22% ishin në gjendje të rëndë, 380 në raste intenzive dhe 260 në ventilator, përcjell tutje albinfo.ch.

Covid-19 përshkruhet shpesh si një sëmundje që prek njerëzit e moshuar.

Sidoqoftë, me 32% të atyre që janë shtruar në spital nën moshën 60 vjeç, është e qartë se të rinjtë nuk janë të gjithë imunë ndaj disa prej efekteve më të këqija të virusit.

Dhe, ndërsa një përqindje shumë e vogël e të pranuarve ishin nën moshën 20 vjeç (1.8% e pranimeve), përqindjet u rritën për ato midis 20-29 (3.2% të pranimeve), midis 30-39 (4.0% të pranimeve), midis 40-49 (7.2% e pranimeve) dhe ndërmjet 50-59 (16.0% e pranimeve), përcjell tutje albinfo.ch.

Përqindja e pacientëve të shtruar në spital, që vdesin, sidoqoftë, u drejtua atyre 70-79 vjeç (24% të pranimeve) dhe 80+ (64% të pranimeve). Vetëm 3% e atyre që vdesin pas shtrimit në spital ishin nën 60 vjeç.

Deri më tani në Zvicër, 14 persona të shtruar në spital nën moshën 60 vjeç kanë vdekur me virusin. 2 midis 30-39, 1 midis 40-49 dhe 11 midis 50-59, përcjell tutje albinfo.ch.