Koronavirusi: çast pas çasti
Dy infermiere, 36 dhe 39 vjeçe, vdesin nga koronavirusi në Britani
Dy infermiere të linjës së parë të luftës kundër koronavirusit kanë vdekur sot në Britani, të dyja duke lënë prapa tre fëmijë.
Aimee O’Rourke, 39 vjeçe, vdiq në spitalin e Margate, Kent, pas shfaqjes së simptomave dy javë më parë.
Ajo kishte tri vajza, Maddie, Mollie e Meghan, që e përshkruanin nënën e tyre si një ‘engjëll’ që do të mbajë përgjithmonë kurorën e sistemit shëndetësor.
Disa orë më vonë Areema Nasreen, 36 vjeçe, vdiq në kujdesin intensiv në spitalin Walsall Manor në Anglinë qendrore, ku dhe punonte.
Ajo i diagnostikua me infeksionin në fund të marsit. Të dyja infermieret ishin vendosur në ventilues frymëmarrjeje, por nuk mund të shpëtoheshin, duke e çuar në shtatë tashmë numrin e punonjësve të shëndetësisë të vrarë nga virusi në Britani.
Kur zonja Nasreen u diagnostikua fillimisht, motra e saj paralajmëroi në një intervistë se nuk janë vetëm të vjetrit të rrezikuar, duke thënë se motra e saj ishte e shëndetshme dhe e stërvitur.
“Motra ime që është në linjën e parë të luftës kundër sëmundjes dhe ka ndihmuar kaq shumë njerëz, tani ka marrë virusin. Ajo është në gjendje kritike, duke luftur për jetën me një ventilator frymëmarrjeje. Duhet ta dinë të gjthë se sa e rrezikshme është kjo”, shkruante ajo.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës