Kosova

Gjendja e pacientëve me koronavirus, të dhënat e fundit

Gjendja e pacientëve të tjerë me Covid -19 është si vijon: 36 raste janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Është bërë e ditur se në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot, më 3 prill 2020, janë të hospitalizuar 43 pacientë me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në Facebook. Sipas tij, klinika është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste.

Nga ana tjetër, sa i përket gjendjes së pacientëve me koronavirus, Hoti ka shtuar se pacientja në kujdesin intensiv, e pranuar më 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe është në ventilim mekanik.

Gjendja e pacientëve të tjerë me Covid -19 është si vijon: 36 raste janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit brenda-spitalor. Të 4 infermieret e konfirmuara më parë pozitive në Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, ka bërë të ditur Hoti.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 126 raste me koronavirus, është shënuar 1 vitkimë dhe 10 persona janë shëruar.

https://www.facebook.com/faik.hoti.14/posts/10158219496240816