Lajme
Në Bernë mund të testoheni për koronavirus pa dalë nga makina
Njerëzit që dyshojnë se kanë Koronavirusin mund të testohen shpejt në automjetin e tyre
Kantoni i Bernës hap sot Qendrën “Drive In” të testiimit për koronavirus, në BEA Expo të qytetit të Bernës. Sipas autoriteteve të kantonit, kjo është qendra e parë e këtij lloji në Zvicër dhe punon përmes regjistrimit në internet, shkruan srf.ch.
Qendra është gjithashtu e hapur për njerëzit që janë jashtë grupeve të rrezikuara, transmeton albinfo.ch. Njerëzit që dyshojnë se kanë Koronavirusin mund të testohen shpejt në automjetin e tyre, siç njoftojnë sot organet drejtuese të Kantonit të Bernës.
Me qendrën “Drive In” do të arrihen disa qëllime
Duke hapur qendrën “Drive In”, Kantoni i Bernës ndjek disa qëllime, ka thënë të enjtehn për mediat drejtori i Zyrës së Shëndetit Publik në Kantonin e Bernës Pierre Alain Schnegg.
Falë qendrës së re, njerëzit që dyshohet se janë të infektuar do të kenë shumë shpejt sigurinë e duhur në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore, ka thënë Schnegg.
Bartësit e mundshëm të virusit, në këtë mënyrë do të jenë në gjendje të mbrojnë mjedisin e tyre nga vetja, përcjell albinfo.ch. Një qëllim tjetër është që sa më pak njerëz të jetë e mundur që janë të nevojshëm në punë duhet të qëndrojnë në shtëpi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës