Koronavirusi: çast pas çasti
OKB-ja paralajmëron destabilitet global shkaku i koronavirusit
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar të mërkurën se bota po përballet me sfidën më të madhe prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë presidenti amerikan ka paralajmëruar se “na presin ditë të vështira”, në kohën kur këshilltarët e tij kanë publikuar modele që parashikojnë se shifra e të vdekurve nga virusi korona në SHBA do të sillet prej njëqind mijë deri në dyqind e dyzetë mijë. Guvernatorët janë ankuar për kaos në sigurimin e materialeve kritike për personelin mjekësor, shkruan “New York Times”.
Numri i të vdekurve në New York, New Jersey dhe Connecticut ka shkuar në mbi dy mijë sot, me më shumë se njëqind mijë raste me infeksion.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se lufta e vazhdueshme kundër virusit korona mund të shpjerë “drejt destabilitetit të ngritur, trazirave të ngritura dhe konfliktit të ngritur”.
“Ne po përballemi me një krizë shëndetësore globale të panjohur në historinë 75-vjeçare të Kombeve të Bashkuara – një që po vret njerëz, përhap vuajtje njerëzore dhe mban pezull jetën e njerëzve”, thuhet në një deklaratë të shkruar të OKB-së, në të cilën njëherësh bëhet thirrje për solidaritet në luftën kundër pandemisë.
“Kjo është më shumë se krizë shëndetësore”, vlerësohet në raportin e OKB-së.
Me më shumë se tridhjetë mijë të vdekur në krejt Evropën dhe me virusin që po vazhdon të përhapet vrullshëm, miliona njerëz anembanë kontinentit po përgatiten për javë të vështira para, mbase edhe muaj, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës