Lajme

Zvicër: Mbi 17 mijë të prekur, afër 3 mijë të shëruar

Shifrat e Worldometers.info dallojnë pak nga mediat zvicerane

Në Zvicër vërehet një rënie e të prekurve me virusin korona. Sipas Worldometers.info, sot janë paraqitur 532 raste të reja, derisa është njoftuar për 28 persona që kanë vdekur, shkruan albinfo.ch.

17 137 është numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus, kurse në përgjithësi janë 461 vdekje, derisa 2967 persona janë shëruar.

Ndërkohë, sipas faqes që i mirëmban statistikat e kantoneve, 17 266 persona janë prekur në përgjithësi me 342 raste të reja të paraqitur sot. Sipas kësaj faqe, numri i të vdekurve është 465, me 26 raste të reja sot, përcjell tutje albinfo.ch.

Faqja swissinfo shkruan se janë 17 269 raste në tërësi dhe 464 persona që kanë humbur jetën.

https://www.worldometers.info/coronavirus/

https://ddrobotec.maps.arcgis.com/apps/opsdashboard/index.html#/5ed2e108dbab4235a7318d1cfe147e7a

https://www.swissinfo.ch/eng/covid-19_coronavirus–the-situation-in-switzerland/45592192