Lajme
Rekord në Britaninë e Madhe: 563 persona kanë humbur jetën për një ditë
Mbretëria e Bashkuar i ka shënuar 563 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e kaluara. Kjo shifër paraqet rekord të ri për periudhën njëditore që nga fillimi i përhapjes.
Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e viktimave të koronavirusit në shtetit ishullor shkoi në 2352 persona. Për më tepër, gati 30 mijë njerëz janë infektuar. Britania është vendi i pestë më i prekur në Evropë nga virusi i ri.
Një ditë më parë, në këtë shtet u shënuan 381 viktima dhe mbi tre mijë raste të reja, më së shumti deri në atë periudhë, por rekordi u ndryshua të mërkurën me 4324 raste të infektimeve dhe 563 viktima, shkruan “Daily Mail”.
Megjithatë, besohet se numri i të infektuarve në Britani është më i lartë për shkak të politikës qeveritare për t’i testuar vetëm pacientët në spitale dhe jo dhjetëra mijëra britanikë që kanë simptoma më të lehta e që po qëndrojnë në shtëpi.
Vendet më të prekura në Evropë vazhdojnë të mbeten Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania. Këto dhe vende të tjera kanë marrë masa të gjera për ta luftuar përhapjen e virusit, përfshirë mbylljen e kufijve, izolimin e qytetarëve dhe ndërpreprjen e fluturimeve ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës