Koronavirusi: çast pas çasti
Qyteza italiane e rrethuar nga koronavirusi, por me asnjë të prekur
Ferrera Erbognone është një vend i vogël në Lombardi të Italisë. Atje jetojnë rreth 1.200 persona, shumica prej të cilëve janë të moshës mbi 60-vjeç.
Për këtë vend po shkruan pothuajse çdo media në Itali. Edhe pse gjendet në epiqendrën e përhapjes së koronavirusit në veri të Italisë, atje nuk është regjistruar as edhe një person që është prekur nga COVID-19.
Instituti i Neurologjisë Mondino në komunën Pavia, ka vendosur që paksa të hulumtojë rastin e Ferreras, kurse e gjithë kjo po arrihet me ndihmën e kryetarit të këtij vendi, Giovanni Fassina, i cili me profesion është profesor i shkencave të mjekësisë ligjore.
Ata duan t’ua bëjnë testin e gjakut qytetarëve të kësaj qyteze, për të përcaktuar nëse shumica e tyre janë imun ndaj koronavirusit i njohur ndryshe si COVID-19, shkruan La Stampa.
“Kemi përzgjedhur Ferreran pasi është një komunitet që deri më tani nuk ka regjistruar as edhe një rast me koronavirus”, ka thënë profesori Livio Pietro Tronconi, njëherësh drejtor i përgjithshëm i Institutit.
Ky Institut do të testojë praninë e antitrupave te qytetarët e kësaj qyteze, e tashmë një numër i tyre janë lajmëruar për ta bërë një gjë të tillë.
Mirëpo, kryetari Fassina nuk beson se fakti që asnjë rast me koronavirus nuk është regjistruar në këtë vend ka të bëjë me gjenetikën, pasi pretendon se banorët e këtij vendi janë të njëjtë sikurse gjithë të tjerët.
“Jam i bindur që shumë njerëz kanë pasur kontakt me virusin dhe infeksioni është zhvilluar në formë asimptomatike. Ne vetëm do të mund të përcaktonim përqindjen e popullatës që është imune”, ka shtuar Fassina.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës