Lajme

Eksperti zviceran: Humbja e aromës, simptomë se jeni pozitiv me koronavirus

Ndërsa aktualisht nuk ka ndonjë lidhje të provuar shkencërisht midis anosmisë (humbjes së nuhatjes) dhe Covid-19, gjithnjë e më shumë ekspertë thonë se simptoma është një tregues i fortë

Gilbert Greub, drejtor i departamentit të mikrobiologjisë në spitalin CHUV në Lozanë, është një ekspert i tillë. “Duke pasur parasysh epideminë e përhapur Covid-19, unë mendoj se të gjithë ata që kanë një problem nuhatje, kanë gjasa shumë të lartë të testimit pozitiv dhe duhet të testohen. Shumica e këtij grupi do të jenë pozitivë me këtë sëmundje”, tha Greub, sipas RTS, përcjell tutje albinfo.ch.

“ENT”, një shoqatë e mjekëve të veshit, hundës dhe fytit (ENT) në Mbretërinë e Bashkuar, publikoi gjetje të ngjashme për lidhjen midis Covid-19 dhe humbjes së aromës. Në raport thoshte: “Tashmë ekziston një provë e mirë nga Koreja e Jugut, Kina dhe Italia që një numër i konsiderueshëm i pacientëve me infeksion të provuar COVID-19 kanë zhvilluar anosminë/hiposminë. Në Gjermani raportohet se më shumë se 2 në 3 raste të konfirmuara kanë anosminë. Në Korenë e Jugut, ku testimi ka qenë më i përhapur, 30% e pacientëve që testojnë pozitive kanë pasur anosminë si simptomën e tyre kryesore që paraqet në raste të buta”.