Lajme

“Besa Fondation” nga Gjermania dhuroi 10 mijë kg miell në qytetet e Kosovës

Diaspora shqiptare asnjëherë nuk rreshti së ndihmuari vendin e vet edhe në kohët më të vështira të saj. Kjo shprehi tashmë është kthyer në traditë. Kjo po vazhdon edhe në ditët e sotme kur gjithë bota, përfshirë Kosovën e rajonin, janë mbyllur dhe po bëjnë luftë kundër koronavirusit, i njohur edhe si Covid-19. Besa Foundation me seli në Gjermani nuk e mban vetëm emrin e tillë, por vërtet e ka mbajtur besën prejse është hapur në vitin 2010.

Anton Krasniqi me bashkëpunëtorë në Kosovë, si Veton Seferi dhe Feriz Luma, financuan dhe organizuan shpërndarjen e 10 mijë kilogramëve miell për njerëzit në nevojë në kohën e pandemisë botërore Covid 19, si ndihmë e vogël.  Miell u shpërnda në familjet në nevojë, për policët, mjekët dhe për punonjësit e pastrimit “Ambientit” si dhe në institucione fetare.

Besa Foundation është shoqatë e mbi 70 afaristëve shqiptarë në Bavari të Gjermanisë, me kryetar Anton Krasniqin, përcjell albinfo.ch.

albinfo.ch