Lajme

Statistikat e 30 marsit: Si kaloi Italia, Spanja e Zvicra

Italia sërish ka regjistruar një ditë jo të mirë me 812 persona që humbën jetën, derisa në Zvicër shifra ishte 33

752 288 raste pozitive janë regjistruar në botë me koronavirus, derisa numri i personave që kanë humbur jetën është 36 208, kurse numri i të shëruarve është 158 688, sipas statistikave të Worldometers.info, shkruan albinfo.ch.

Italia nuk kishte një ditë të mirë me 812 persona që humbën jetën, derisa në Spanjë 537 persona kanë vdekur. Tashmë në Itali janë raportuar për 101 mijë raste, kurse në vend të parë ndodhet SHBA me 145 mijë raste, përcjell tutje albinfo.ch.

Ndërkohë, në Zvicër, më 30 mars (sot) janë raportuar se 33 persona kanë humbur jetën, duke shkuar në total 333. 330 ka raportuar edhe swissinfo.ch.

Në total në Zvicër janë 15 526 raste pozitive, +697 raste të reja sot. Të shëruar në Zvicër janë 1823, kurse në gjendje më të rëndë, 301 persona.

Statistikat Live:

https://www.worldometers.info/coronavirus/