Lajme
Aldi dhe Lidl u paguajnë punëtorëve bonuse speciale për rrezikun në punë
Aldi Suisse gjithashtu mbështetet në sistemin e kuponave: me një kupon që vlen deri në 400 franga për person
Ata janë duke punuar në ndërrime speciale dhe gjithë kohën i ekspozohen rrezikut të infeksionit: Për këtë arsye, punonjësit e kompanive të shitjes me pakicë “Lidl Schweiz” dhe “Aldi Suisse” do të shpërblehen për përpjekjet e tyre, shkruan srf.ch.
“Lidl Schweiz” ka vendosur të paguajë shpërblime të veçanta për 3500 punëtorët e saj në marketet dhe depo që i ka në Zvicër, bonuse që arrijnë në mbi 1 milion franga, transmeton albinfo.ch.
Pjesa e parë e bonusit, me vlerë 350 franga për punonjës, ishte paguar tashmë në trajtë të kuponave për blerje mallrash, tri javë më parë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa pjesa tjetër do të paguhet në prill.
Aldi Suisse gjithashtu mbështetet në sistemin e kuponave: me një kupon që vlen deri në 400 franga për person, distribuuesi dëshiron t`u thotë “faleminderit” më shumë se 2.500 punonjësve të vet në shitje dhe logjistikë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës