Lajme

Niset nga Gjeneva për në Tiranë aeroplani me 120 shqiptarë të bllokuar në Zvicër

Avioni që kishte arritur pak më parë në Gjenevë, është nisur nga atje me 120 pasagjerë. Nisja nga Gjeneva për në Tiranë është bërë në orën 15.00

Sot është realizuar fluturimi i parë në kuadrin e aktiviteteve që Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë për të kthyer në Shqipëri shtetasit shqiptarë të bllokuar jashtë vendit. I pyetur nga albinfo.ch, z. Ilir  Gjoni, Ambasadori i Shqipërisë në Bernë thotë si në vijim: Avioni që kishte arritur pak më parë në Gjenevë, është nisur nga atje me 120 pasagjerë. Nisja nga Gjeneva për në Tiranë është bërë në orën 15.00.

Në vijim, njoftimi i Ministrisë së jashtme të Shqipërisë rreth masave për kthimin në Shqipëri, të shtetasve shqiptarë të bllokuar jashtë vendit:

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, dhe masave që shtetet kanë marrë për parandalimin e këtij virusi, duke bllokuar kufijtë ajrorë dhe tokësorë, shtetas shqiptarë kanë ngelur të bllokuar në disa vende të ndryshme të botës.

MEPJ nëpërmjet Njësisë së Krizës, në bashkëpunim dhe me Përfaqësitë shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin qytetarëve, sipas kategorive si më poshtë:

– Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;
– Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë, si dhe rastet humanitare.

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë apo informacion MEPJ vë në vëmendje sërish numrat e emergjencës të vënë në dispozicion.

Numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ, të cilët mund mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00: