Lajme

Një aeroplan nga Kina sjell në Zvicër 92 tonë me pajisje mbrojtëse

Kjo nismë private ka për qëllim të mbështesë spitalet në Zvicrën perëndimore dhe Ticino gjatë krizës së koronavirusit

Një aeroplan nga Kina me 92 tonelata pajisje mbrojtëse mjekësore është planifikuar të vijë në Gjenevë javën e ardhshme, shkruan srf.ch. Kjo nismë private ka për qëllim të mbështesë spitalet në Zvicrën perëndimore dhe Ticino gjatë krizës së koronavirusit.

Tri fluturime të tjera do ta pasojnë këtë aeroplan, kanë konfirmuar përfaqësuesit e seksionit frëngjisht-folës të Dhomës së Tregtisë Zvicer-Kinë dhe Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve në Gjenevë (CCIG), transmeton albinfo.ch. Subjektet në fjalë, këtë njoftim e kanë konfirmuar për transmetuesin publik, gjegjësisht radion frengjishtfolëse të Zvicrës RTS

Nëntë institucione spitalore kantonale dhe katër shoqata të farmacistëve në Zvicrën Latine (frengjistfolëse dhe italishtfolëse) kishin kontaktuar me këto dy organizata.