Lajme

Mësimet nga Koreja e Jugut për ta mundur koronavirusin

Koreja e Jugut është shteti i dytë në botë, i cili ka arritur të ulë numrin e rasteve të prekura me COVID-19, në saje të masave të menjëhershme dhe kontrollit të rasteve te reja. Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan vetëm 76 raste te reja.

Përhapja e COVID-19 në pjesën më të madhe të globit përditë e më shumë po merr përmasa shqetësuese, po pavarësisht se si i shikon numrat ka një shtet, i cili qëndron i ndarë nga të gjithë; Koreja e Jugut.

Rastet e parë aty u shfaqën në fund të shkurtit dhe fillim të marsit dhe brenda pak ditësh numri i të infektuarve arriti në mijëra. Pikun e rasteve të reja e arriti me 29 shkurt dhe vendi i 50 milionë njerëzve në më pak se një javë përgjysmoi rastet dhe e njëjta gjë erdhi në ditët në vijim.

Mëngjesin e të martës, Koreja konfirmoi vetëm 76 raste të prekura, duke ruajtur një trend në rënie të rasteve të reja dhe duke mbajtur gjallë shpresat se vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në Azi më në fund ka arritur të vihet nën kontroll. Numri total i të infektuarve arriti në 9,037.

Koreja e jugut është njëri nga dy shtetet e vetme që ka arritur ta ndryshojë trajektoren e koronavirusit. Në një kohë kur numri i të vdekurve ka arritur në 17 365, të gjithë i kanë drejtuar sytë drejt Koresë për të marrë mësimet e duhura.

Cilat janë modelet e suksesit?

1– Ndërhyrje përpara se të jetë krizë, kjo ka qenë edhe motoja kryesore mbi të cilën ka vepruar qeveria koreane duke ndërmarra masa të menjëhershme. Qeveria e trajtoi atë si emergjencë kombëtare përpara se të ishte e tillë duke porositur teste të shumta dhe duke future në karantinë të gjitha rastet e dyshuara.

2– Testo në kohë dhe përsërit testet vazhdimisht, duke theksuar se testet e vazhdueshme janë çelësi për të kontrolluar trajektoren e sëmundjes.

3- Zbulimi dhe survejimi i të sëmurit, duke bërë që në rastet se dikush identifikohet pozitiv, të gjitha lëvizjet dhe kontaktet e tij monitorohen, duke bërë të mundur karantinimin e tyre, shkruan Koha, përcjell Albinfo.ch