Koronavirusi: çast pas çasti
Viktima e katërt nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Sot në mëngjes vdiq një tjetër person nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut. Ajo është një grua 66-vjeçare nga Struga.
Sipas anketës së epidemiologëve, familja e saj kishte qenë mysafir në Dibër, pak para se të shpallet gjendje krize dhe kishte pasur kontakt me një nga mjekët e infektuar atje.
Edhe burri i saj është gjithashtu pozitiv me virus. Përmes mjekut amë, pacientja kishte caktuar testim katër ditë më parë, por nuk ishte shtruar në spital. Ministria do të hetojë nëse ka një lëshim mjekësor në këtë rast.
Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientit, mjeku amë ka rekomanduar shtrimin në spital në repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Ohrit. Ministria njofton hetim të plotë të rastit për të përcaktuar nëse ka pasur lëshim mjekësor, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus, transmeton kp. Nga të infektuarit e rinj nëntë janë nga Shkupi, tre nga Kumanova dhe Struga, dy nga Tetova, Prilepi dhe Dibra, si dhe një nga Manastiri.
Të prekurit e fundit nga virusi në Maqedoninë e Veriut janë:
Shkup – 9
Kumanovë – 3
Strugë – 3
Tetovë – 2
Prilep – 2
Dibër – 2
Manastir – 1
Me rastet e reja, deri sot në orën 12, numri i përgjithshëm i të prekurve është 241, tre janë shëruar dhe 4 persona kanë vdekur. Pas rastit të djeshëm të infektimit me virus korona, në Klinikën e Kardiologjisë, i gjithë personeli është dërguar për testim. Të gjitha rezultatet janë negative për kovid-19, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara