Lajme
BAG: Në Zvicër aktualisht ka 17 milionë maska mbrojtëse
Koch: "Por ju duhet të dini se ne aktualisht po konsumojmë rreth dy milionë maska mbrojtëse në ditë në gjithë Zvicrën"
Maska mbrojtëse është një “aksesor” së tepërmi i kërkuar në kushtet e pandemisë së kornavirusit. Ajo nevojitet dhe ka rëndësi të madhe në spitale, te mjeku i familjes ose në shtëpi të pleqve, shkruan srf.ch
Për një kohë të gjatë pas shpërthimit të epidemisë, në Zvicër kishte një mungesë të madhe të maskave mbrojtëse në Zvicër. Por Daniel Koch nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në emisionin e SRF “10vor10” thotë: “Mund të siguroj popullatën se sërish kemi maska mbrojtëse në numër të mjaftueshëm. Aktualisht ka rreth 17 milionë copë sosh në depo, transmeton albinfo.ch. Por, megjithatë, ka tërhequr vërejtjen Koch: “Ju duhet të dini se ne aktualisht po konsumojmë rreth dy milionë maska mbrojtëse në ditë në gjithë Zvicrën”.
Maska duhet të vihen posaçërisht kur kemi të bëjmë me pacientë me rrezik të lartë. Sidoqoftë, vendosja e maskave nuk është e nevojshme për popullatën e gjerë, përcjell albinfo.ch. Mbajtja e distancës dhe larja e duarve janë masat më të rëndësishme mbrojtëse nga infektimi me koronavirus, ka thënë Koch.
Ai ka ritheksuar se maskat mbrojtëse duhet të ruhen me përparësi për personelin shëndetësor, në veçanti për atë që aktualisht është i angazhuar në luftimin e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave