Lajme
897 të shëruar nga koronavirusi në Zvicër
Deri më tani është bërë testimi i mijëra personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 897 persona janë shëruar plotësisht në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane.
Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, duke ngritur numrin zyrtarisht në 897, shkruan The local.
Në Zvicër, deri më sot janë vërtetuar mbi 12 mijë raste të infektimeve me koronavirus. Siç njofton Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG) numri i rasteve të vërtetuara të infekstimit me koronavirus në Zvicër tashmë është ngritur në mbi 12.200 raste, shkruan srf.ch.
Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.
Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe në të shëruar, ku së fundi statistikat tregojnë se ato janë shumfishuar duke shkuar në 897 persona të shëruar, albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara