Koronavirusi: çast pas çasti
Lutje e paplanifikuar e Papa Françeskut në kushtet e pandemisë
Bekimi në fjalë në të vërtetë jepet vetëm në Krishtlindje, Pashkë dhe pas zgjedhjes së një Pape
Pak minuta më parë, Papa Françesku i dha bekimin e veçantë “urbi et orbi” qytetit dhe botës në Romë.
Bekimi në fjalë në të vërtetë jepet vetëm në Krishtlindje, Pashkë dhe pas zgjedhjes së një Pape, njoftojnë mediat italiane dhe botërore. Por, për shkak të pandemisë së Koronavirusit, Sheshi i Shën Pjetrit është plotësisht i zbrazët.
Megjithatë Papa Françesku u ka bërë thirrje 1.3 miliard katolikëve të botës që ta ndjekin atë në lutje, në vendet ku janë, përmes internetit, radios dhe televizionit.
Bekimi transmetohet në 8 gjuhë në Vatican News, portalin e internetit të Vatikanit, transmeton albinfo.ch. Sipas portalit, shërbimet e Shenjta dhe të Pashkëve do të zhvillohen edhe këtë vit në Bazilikën e Shën Pjetrit, por pa besimtarë.
Këtë ceremoni të pazakontë të lutjes, Papa e ka bërë në sfondin e rritjes së madhe të numrit të viktimave nga Koronavirusi, me epiqendër në Italinë e Veriut, shkruan albinfo.ch. Vetëm në 24 orët efundit është raportuar për 969 të vdekur nga pandemia në këtë vend.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave