Lajme
Qeveria Federale lejon mbylljen e kantiereve dhe fabrikave në Tiçino
Qeveria Federale ka ndryshuar një urdhëresë, duke e shpallur të ligjshëm vendimin e kantonit jugor të vendit dhe kështu ka zgjidhur konfliktin
Siç është njoftuar tashmë, Kantoni i Ticinos ka mbyllur kantieret e ndërtimit dhe ndërmarrjet industriale javën e kaluar, duke shkelur kështu ligjin federal. Por tani Këshilli Federal ka legalizuar këtë hap me një “Lex Ticino”, u tha në konfefrencën pe¨r media që u mbajt pak më parë në Bernë, me pjesëmarrjen e disa ministrave të Qeverisë Federale.
Qeveria Federale pra ka ndryshuar një urdhëresë, duke e shpallur të ligjshëm vendimin e kantonit jugor të vendit dhe kështu ka zgjidhur konfliktin.
Kantoni i Ticinos është më i prekuri nga koronavirusi në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Bëhet fjalë për një mesatare trefish më të latë në krahasim me pjesën tjetër të Zvicrës, ka thënë ministri Alain Berset në konferencën e posapërfunduar për shtyp në Bernë.
Prandaj, Këshilli Federal ka vendosur që për këtë kanton të fusë në fuqi një urdhëresë që bën përjashtim në raport me gjithë vendin: në kushte të caktuara, kantonet tani mund të kufizojnë ose ndërpresin në tërësi funksionimin e sektorëve të caktuar ekonomikë.
Kriteret janë shumë të rrepta: Duhet të ekzistojë një rrezik i veçantë për shëndetin e popullatës, siç është pandemia aktuale e koronavirusit, përcjell albinfo.ch. Prandaj është e qartë për Këshillin Federal se vetëm Ticino aktualisht plotëson të gjitha kushtet për të zbatuar përjashtimin në fjalë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave