Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA, me numrin më të madh të të infektuarve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tani numrin më të madh të rasteve me koronavirus në botë, duke lënë pas Kinën dhe Italinë.
Të premten në mëngjes, në Shtetet e Bashkuara pati 85,996 raste të konfirmuara, Kina 81,897, ndërsa Italia, epiqendra e virusi në Evropë kishte 80,589 raste, sipas shifrave të Qendrës së Informacionit për Koronavirusin në Universitetin, Johns Hopkins.
Presidenti kinez, Xi Jinping, i tha të premten në një bisedë telefonike presidentit amerikan, Donald Trump, se Kina është e gatshme t’u ofrojë mbështetje Shteteve të Bashkuara në betejën kundër virusit.
Pas telefonatës, zoti Trump shkruante në Twitter: “Sapo bëra një bisedë shumë të mirë me Presidentin Xi të Kinës. Diskutuam në hollësi për koronavirusin që po pllakos pjesë të mëdha të planetit tonë.
Kina ka kaluar shumë dhe ka fituar shumë njohuri për virusin. Po bashkëpunojmë nga afër. Shumë respekt (për Kinën)!”
Por, në konferencat e tij për shtyp, presidenti amerikan nuk ka treguar shumë respekt për Kinën, duke bërë komente ofenduese lidhur me mënyrën se si e ka menaxhuar epideminë vendi aziatik. Udhëheqësi amerikan i është referuar shpesh sëmundjes si “virusi kinez”.
Në Shtetet e Bashkuara, shteti i Nju Jorkut është epiqendra e virusit dhe qyteti i Nju Jorkut pika më e nxehtë. Në qytetin më të madh të vendit ka pasur 21 mijë raste me COVID-19 dhe zyrtarët thonë se kjo shifër rritet me 3 mijë në ditë.
Të premten Dhoma e Përfaqësuesve ka në plan të miratojë një paketë stimujsh ekonomikë prej 2 trilionë dollarësh që Senati e miratoi të mërkurën në darkë dhe Presidenti Trump ka lënë të kuptohet se do ta nënshkruajë.
Pjesa kryesore e paketës janë pagesat direkte ndaj individëve që kanë humbur punën dhe bizneset e detyruara të mbyllin dyert për shkak të epidemisë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara