Koronavirusi: çast pas çasti
Gjashtë të infektuar me koronavirus nga gara, ku mori pjesë edhe Kosova
Gjashtë anëtarë të ekipeve të boksit që morën pjesë në turneun kualifikues olimpik në Londër janë të infektuar me koronavirus, ka shkruar të enjten BBC.
Turneu është mbajtur më herët këtë muaj në Londër, ndërsa në të mori pjesë edhe ekipi i Kosovës, i përbërë nga shtatë anëtarë. Organizatorët vendosën të mbajnë turneun në kohën kur shumica e ngjarjeve sportive po anuloheshin. Ai u ndal në gjysmë pas rasteve të shumta me koronavirus në Britani të Madhe.
Fillimisht Federata e Boksit të Turqisë ka njoftuar se dy boksierë dhe një trajner nga Turqia kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, pas kthimit nga ngjarja.
Ndërkohë Marko Maroviq i Federatës së Kroacisë i ka thënë BBC-së se dy trajnerë dhe një boksier nga Kroacia po ashtu janë prekur nga koronavirusi.
“Epidemiologu ynë thotë se ata sipas të gjitha gjasave janë infektuar gjatë turneut kualifikues për Tokio 2020”, ka thënë ai për BBC.
Mediat kroate kanë bërë të ditur se janë prekur nga pandemia trajnerja e boksiereve, Ante Matasa, e më pas edhe boksieri Toni Filipi dhe trajneri i tij, Tomo Kadiq.
Kosovën në Londër e përfaqësuan katër boksierë, dy trajnerë dhe një zyrtar. Donjeta Sadikut i mbeti në gjysmë garimi, ndërsa tre boksierët humbën luftërat e para. Shtatë anëtarët e Federatës së Boksit të Kosovës ka mbi dhjetë ditë që janë në karantinë në konviktet në Prishtinë.
Atyre u është bërë një kontroll mjekësor me të arritur në aeroportin në Prishtinë. Por, sipas Latif Demollit, zëdhënësit të FBOXK, nuk u janë bërë testime për koronavirus. Demolli është në karantinë po ashtu.
“U kam thënë që të na testojnë. Po na pyesin herë pas here a jemi mirë, a kemi dhembje. U kam thënë “ju lutem, na bëni kontrollin në hundë dhe fyt, pasi aty bëhen testimet. Por më kanë thënë se jemi mirë dhe se nuk kemi temperaturë”, ka thënë Demolli për Koha.net.
Boksierët janë të fundit prej sportistëve të Kosovës që kanë garuar. Në Londër garuan edhe boksierë të Shqipërisë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes