Lajme
Në Zvicër po kontrollohen nëse po thyhen rregullat në publik
Të dhënat anonime të mbledhura nga Swisscom dhe dhënë qeverisë kanë zbuluar se, popullata zvicerane po sillet në mënyrë të disiplinuar dhe po ndjek udhëzimet e përcaktuara nga autoritetet federale për të përmirësuar në mos përhapjen e Covid-19
Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset konfirmoi të mërkurën se, me kërkesën e qeverisë, operatori më i madh celular në vend po zbulonte turmat përmes telefonave celular. Të dhënat, të cilat janë anonimizuar dhe dorëzuar me një vonesë 24-orëshe, i dorëzohen qeverisë për qëllimin specifik të kufizimit të pandemisë së koronavirusit në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Daniel Koch, kreu tek zyra e sëmundjeve ngjitëse në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH), theksoi të enjten se kjo nuk ishte “mbikëqyrje”. Ai tha se lëvizjet live të përdoruesve të telefonit nuk mund të gjurmohen. Ai shpjegoi se ishte një çështje për të parë nëse ka modele në lëvizje – dhe vetëm në hapësira publike. “Është një reflektim i thjeshtë i lëvizshmërisë në publik.”“Masa është plotësisht anonime dhe plotësisht e sigurt për sa i përket mbrojtjes së të dhënave”, tha Koch, përcjell tutje albinfo.ch.
Distancimi shoqëror
Qeveria zvicerane ka ndaluar mbledhjet e më shumë se pesë personave dhe ka mbyllur bare, shkolla, restorante dhe dyqane të tjera jo-thelbësore, si pjesë e masave “distancimi social” për të ndaluar virusin që ka infektuar më shumë se 11,000 njerëz në vend.Sipas marrëveshjes, Swisscom informon autoritetet federale kur 20 telefona celularë gjenden brenda një sipërfaqe prej 100 metra katrorë në hapësira publike. Zonat e banimit dhe ambientet e biznesit nuk janë analizuar, përcjell tutje albinfo.ch.
Në përgjigje të raporteve nga gazeta në gjuhën frënge “Le Temps”, zëdhënësi i Swisscom, Christian Neuhaus tha për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA se nuk ka ndjekje të drejtpërdrejtë të njerëzve, por përkundrazi të dhënat nga kartat SIM ndahen një ditë më vonë.
Shqetësimet mbi privatësinë
Përdorimi i teknologjisë për të monitoruar ata që janë në karantinë dhe për të gjurmuar infeksionet ka ngritur shqetësime për shkelje të mundshme të intimitetit dhe ngriti perspektivën e një mbikëqyrjeje shtetërore. Qeveria kineze raportohet se përdori mjete teknologjike siç janë njohja e fytyrës dhe përcjellja në celular për të monitoruar gjendjen shëndetësore dhe lëvizjet e popullatës në qendër të shpërthimit Covid-19 që disa njerëz i konsideruan tepër intruzivë.
Në një konferencë për shtyp, Berset u përpoq të qetësonte këto shqetësime, duke konfirmuar se nuk kishte qëllim për të kryer monitorim në kohë reale të individëve. Vetëm disa njerëz në Zyrën Federale të Shëndetit Publik kanë qasje në të dhënat.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes