Lajme
Zvicra ka kthyer deri më tash 1400 shtetas të saj të bllokuar jashtë vendit
Një total prej 17,000 njerëzish janë paraqitur në aplikacionin Travelapp të ofruar nga EDA, për tu regjistruar se duan të kthehen në Zvicër
“Në fazën e parë, ata janë kthyer duke marrë mbi vete përgjegjësinë personale – shumë zviceranë pra kanë bërë vetë kthimin në vend”, thotë Johannes Matyassy, drejtor i drejtorisë konsullore të EDA (Ministria e Jashtme). Ndërsa në fazën e dytë, janë organizuar nga shteti fluturime kthimi, gjithsej pesë sish, shkruan 20minuten.ch.
Deri më tani kanë ardhur disa fluturake me zviceranë që ishiun bllokuar në vende të ndryshme të botes ndërsa njëri prej aeroplanëve do të mbërrijë sonte, transmeton albinfo.ch. Me këta që vijnë sonte, do te bëhen gjithsej 1400 persona të kthyer deri më tani.
Për periudhën deri më 4 prill janë planifikuar më shumë fluturime. Përmes tyre do të kthehen gjithsej rreth 2100 njerëz në Zvicër.
Fluturimet e radhës për kthimin ezviceranëve të mbetur jashtë vendit do të shkojnë edhe më tej, veçanërisht në Bangkok, për shembull, thotë më tutje Matyassy.
Një total prej 17,000 njerëzish janë paraqitur në aplikacionin Travelapp të ofruar nga EDA, për tu regjistruar se duan të kthehen në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Matthiassy ka apeluar që ata të cilët tashmë janë kthyer, të çregjistrohen nga aplikacioni në fjalë.
Faza 3 e konceptit ka të bëjë me njerëzit që nuk mund të kthehen menjëherë. Ata marrin mbështetje nga EDA në kontekstin e mbrojtjes konsullore, për shembull me para.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave