Lajme
Kredi deri në 500 mijë franga me 0 për qind interes për bizneset zvicerane
Ndërsa për kreditë nga 20 milionë franga e tutje, norma e interesit do të jetë 0.5 për qind
Ministri i Financave në Qeverinë Federale të Zvicrës, Ueli Maurer, ka deklaruar sot se Këshilli Federal është duke siguruarar 20 miliardë franga garanci për kreditimin e bizneseve, shkruan sda.ch. Një rregullore për këtë çështje është miratuar sot.
Sipas ministrit të financave, kreditë deri në 500,000 franga zvicerane jepen pa interes, transmeton albinfo.ch. Ndërsa për kreditë nga 20 milionë franga e tutje, norma e interesit do të jetë 0.5 për qind, pasi që për t`u bërë këto, nevojiten më shumë sqarime.
Maurer me këtë rast ka shprehur fjalë mirënjohjeje për bashkëpunimin me bankat, si dhe me organizatat e tjera. Në veçanti, sipas tij, për këtë bashkëpunim duhet të theksohen bankat. Të gjithë po punojnë së bashku në këto kushte krize.
Këto 20 miliardë franga janë një paketë, ka vazhduar ministri i financave, përcjell albinfo.ch. Pra ky nuk është fundi. Ndoshta pako shtesë do të jenë të nevojshme, veçanërisht për ndërmarrjet më të mëdha.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave