Lajme
Çfarë është Hantavirusi, virusi i ri në Kinë
Një burrë në Kinë ka gjetur vdekjen ndërsa ishte në një autobus, bashkë me disa udhëtarë të tjerë, si pasojë e virusit të ri, Hantavirus
Një burrë nga provinca Yunnan e Kinës vdiq nga Hantavirusi ndërsa ishte në një autobus në provincën Shandong. 32 udhëtarët e tjerë në autobus janë testuar për virusin.
Por çfarë është në të vërtetë Hantavirusi? Termi hantavirus përfaqëson disa grupe të viruseve që përmbajnë ARN (që janë anëtarë të familjes së virusit të Bunyaviridae) që barten nga brejtësit dhe mund të shkaktojnë infeksione të rënda të frymëmarrjes të quajtur Sindroma Pulmonare Hantavirus (HPS) dhe ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS).
Sindroma Pulmonare Hantavirus (HPS) është një sëmundje në të cilën, në fazën e vonë të infeksionit me një nëntip hantavirus, pacientët përjetojnë bllokim të mushkërive, akumulimin e lëngjeve në mushkëri dhe gulçim.
“Simptomat e hershme (lodhja, ethet, dhimbjet e muskujve) janë jospecifike. Për më tepër, disa hantaviruse mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS) ndërsa sëmundja përparon.
Nuk ka trajtim specifik të HPS; mjekët zakonisht trajtojnë pacientët në një institucion të kujdesit intensiv dhe shpesh kërkojnë mbështetje të frymëmarrjes (intubacioni dhe ventilimi mekanik).
Periudha e inkubacionit për hantavirus, është rreth një deri në pesë javë, përcjell albinfo.ch.
“Rreth 38% e infeksioneve hantavirus janë vdekjeprurëse (shkalla e vdekshmërisë); specialistët zakonisht kujdesen për pacientët e infektuar”, thuhet ndër tjerash në shkrim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave