Koronavirusi: çast pas çasti
Këshilla si të kujdeseni për të moshuarit
Të moshuarit janë më të prekurit nga virusi korona, por janë disa këshilla se si duhet të sillemi
Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë (ISHP) publikoi disa masa, sesi duhet të kujdesemi për të moshuarit dhe fëmijët, në situatë e përhapjes së virusit COVID -19.
“Nëse je mbi 60 vjeç, ose keni sëmundje të tjera si sëmundje kardiovaskulare, respiratore, diabet shmangni ambientet e populluara ose ambientet ku mund të ndërveproni me persona të sëmurë”, thotë ISHP-ja.
ISHP thekson se, “gjatë kohës së stresit dhe të emergjencës është normale që fëmijët të kërkojnë më shumë prani e të jenë më shumë kërkues ndaj prindërve. “Diskutoni me fëmijët për COVID-19, në një mënyrë të sinqertë e të përshtatshme për moshën e tyre”, shprehet ISHP, përcjell albinfo.ch.
“Nëse keni ndonjë gjendje ekzistuese shëndetësore, është veçanërisht e rëndësishme të bëni gjithçka që mundeni për të reduktuar rrezikun e marrjes së COVID-19, për shembull, larja e shpeshtë e duarve tuaja, shmangia e tubimeve të mëdha të njerëzve dhe duke qëndruar larg nga cilido që është i sëmurë”, bën apel ISHP-ja.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes