Lajme

Së paku 86 të vdekur nga koronavirusi në Zvicër

Deri më tani ka pasur 86 raste të vdekjeve, të shkaktuara nga Covid-19 në Zvicër. 4 vdekje të tjera mund t'i atribuohen Covid-19, por për to nuk ka ende asnjë rezultat laboratorik

Numri i të infektuarve me koronavirus në Zvicër vazhdon të rritet me shpejtësi. Të martën në mesditë ka pasur tashmë 8836 raste të konfirmuara me këtë sëmundje, citojnë mediat zvicerane Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG).

Ky numër është për  776 më i madh se 24 orë më parë.

Të paktën 86 njerëz kanë vdekur, sipas Zyrës BAG. Por mediat njoftojnë se vetëm në Kantonin e Tiçinos, më të prekurin nga virusi, kanë vdekur deri më tani 53 veta, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq worldmeterrs.info raporton për 122 të vdekur në Zvicër deri më tani.

BAG shkruan se tashmë nga koronavirusi janë prekur të gjitha kantonet në Zvicër dhe Principata e Lihtenshtajnit . Deri më tani ka pasur 86 raste të vdekjeve, të shkaktuara nga Covid-19 në Zvicër, përcjell albinfo.ch. 4 vdekje të tjera mund t’i atribuohen Covid-19, por për to nuk ka ende asnjë rezultat laboratorik.