Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania ofron 750 miliardë euro ndihmë për ekonominë e vendit
Kabineti gjerman ka rënë dakord të hënën për një paketë të paparë të ndihmës si mbështetje për ekonominë e vendit, ndërsa pandemia e koronavirusit po e kaplon vendin.
Parlamenti pritet të aprovojë këtë paketë, më vonë këtë javë, bën të ditur “Spiegel”.
Teksa kriza e Covid-19 po e prek gjithë Gjermaninë, Qeveria në Berlin ka vendosur për një paketë ndihme të pashembullt, që synon të mbështesë familjet, qiramarrësit, punonjësit, profesionistët e pavarur dhe kompanitë.
Kabineti, nën udhëheqjen e kancelares gjermane Angela Merkel, u pajtua të hënën për disa masa të mëdha mbrojtëse dhe ndryshime të gjëra në kodin ligjor. Për të siguruar që ndihma të arrijë shpejt tek ata që kanë nevojë, Bundestagu pritet të nisë të merret me këtë qysh të mërkurën.
“Kjo është një paketë shumë e madhe”, tha ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Ekonomisë, Peter Altmayer, duke shtuar se Gjermania do të dyfishojë numrin e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.
Deri më tash, në Gjermani janë regjistruar 28.798 të infektuar dhe 116 të vdekur. Në 24 orët e fundit janë paraqitur 3.925 raste të reja.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor